NGO PMSH

MENTUPP

RECONNECTED

PROSPERH

PËRKRAHJA MULTIDISCIPLINORE PSIKOSOCIALE PËR FUQIZIMIN E FËMIJEVE ME NEVOJA TË VEÇANTA 2023

Qëllimi kryesor i këtij projekti është:
Përkrahje psikosociale multidisciplinore për personat (fëmijët) me nevoja të veçanta dhe ngritja e kapaciteteve te sektorit civil per metodikat e punës bashkëkohore me fëmijet dhe të rinjët me nevoja të veçanta

Objektivët e paraparë për arritjen e qëllimit në projekt janë të paraqitur në vijim:

  • Analiza  situacionale dhe hulumtimi i nevojave për identifikimin rasteve në rajonin e Prizreni
  • Senzibilizimi i institucioneve dhe institucionalizimi i qështjes së fëmijeve me nevoja të veçanta 
  • Përkrahja institucionale dhe individuale në fushen e punës me fëmijet me nevoja të veçanta
  • Krijimi i mekanizmave për sigurimin e cilësisë, dhe vlerësimi permanent e punës me fëmijët me nevoja të veçanta


Projekti është i drejtuar fëmijeve dhe të rinjëve me nevoja të veçanta , mësimdhënësve dhe prindëve.  Projekti i është drejtuar të gjitha OJQ-ve dhe institucioneve në rajonin e Prizrenit.  Në projekt do të inkuadrohen të gjitha përfaqësuesit e grupeve  etnike në rajonin e Prizrenit (Shqiptarët, Boshnjakët, Turqit , Goranët dhe RAE).

Grupi target në projekt janë:

  • Fëmijet e nivelit shkollor (duke përfshirë të gjitha grupe etnike)
  • Mësimdhënës dhe stafi shkollor
  • Institucione edukativo arsimore
  • Menaxhmenti i shkolle
  • Institucione komunale
  • OJQ të ndryshme
  • Prindër dhe komuniteti

 

“FËMIJËRI TË SHËNDOSHË DHE TË INTEGRUAR”/ SAVE THE CHILDREN, GRANTI I KOMISIONIT EUROPIAN/2009

OJQ “PËR MENDJE TË SHËNDOSHË” ka filluar implementimin e projektit “Fëmijët dhe të rinjtë e shëndoshë dhe të integruar” në komunën e Prizrenit që nga 01.02.2009. Ky projekt është financuar nga organizata “SAVE THE CHILDREN” me një grant të Komisionit Europian. Projekti ka zgjatur dhjetë muaj dhe është dedikuar për fëmijët dhe të rinjtë të cilët kanë sjellje antisociale ose që kanë rënë në kundërshtim me ligjin.

Ky projekt në fazën e parë ka bërë identifikimin e rasteve të fëmijëve me sjellje antisociale, rritjen e kapaciteteve të këtyre fëmijëve si dhe të rinjve në konflikt me ligjin si dhe vetëdijesimin e shoqërisë për shkaqet dhe të drejtat e kësaj kategorie. Në fillim kemi zhvilluar një fushatë vetëdijesimi që ka konsistuar në botimin e broshurave shpjeguese në tre gjuhë, posterave tematikë poashtu në tre gjuhë, spotit televiziv si dhe dy emisioneve televizive të drejtëpërdrejta. Gjithashtu janë mbajtur edhe pesë debate me institucione, fëmijë dhe shkolla, për të kulmuar me një konferencë lokale mbi këtë problematikë. Në këtë fazë janë mbajtur edhe trajnime për ngritjen e kapaciteteve të menaxherëve të rastit(1) si dhe tre trajnime me kryetarët e klasëve të shkollave me temat në menaxhimin e stresit si dhe të konflikteve. Identifikimi i rasteve është bërë me një bashkëpunim të ngushtë me QPS (takime të rregullta koordinuese me stafin), shkollat, SHSK etj. Vizitat e stafit kanë rezultuar me identifikimin e 58 rasteve; të cilat janë vizituar nga menaxherët e rasteve, të cilët edhe kanë bërë vlerësimin e përgjithshëm të nevojave të tyre në drejtim të përkrahjes së tyre në lehtësimin e problemeve ekzistuese.

Në fazën e dytë kemi mundësimin e trajtimit adekuat të rasteve të identifikuara të fëmijëve si dhe të rinjve në konflikt me ligjin me qëllim të përmirësimit të qëndrimeve si dhe të pozitës së tyre sociale, përfshirë edhe shëndetin psikologjik.  Gjatë kësaj faze është punuar me rastet të cilat kanë pranuar bashkëpunimin – 38 fëmijë si dhe me familjet e tyre; pasi që 21 familje nuk kanë pranuar bashkëpunimin ose nuk kemi mundur ti gjejmë adresat e banimit tyre. Fëmijët kanë pasur varësisht nga natyra e problemeve seanca vlerësuese psikologjike (13 raste), pastaj seanca individuale psikologjike (13 raste), takime psikoterapeutike grupore (të gjitha rastet), vizita në institucionet e ndryshme (Shtëpi të Bardhë, TvPz, Zjarrfikësit, KFOR-turk etj) si dhe ka nisur kyçja në kurset e ndryshme aftësuese.  Takimet psikoterapeutike grupore janë fokusuar në fitimin e shkathtësive sociale si dhe në menaxhimin e zemërimit si parakushte të reintegrimit të tyre.

Realizimi i këtyre qëllimeve kanë rezultuar në fazën e tretë me përkrahjen e integrimit social të këtyre fëmijëve si dhe të rinjve në konflikt me ligjin, me çka është zvogëluar shkalla e sjelljeve antisociale nga ana e kësaj kategorie gjë që është e një rëndësie shumë të madhe për komunitetin. Në këtë fazë të gjitha rastet janë kyçur në kurset e ndryshme në bazë të afiniteteve të tyre të shprehura: kompjuter, futboll, basketboll etj. Gjithashtu si mënyrë shpërblimi dhe përforcimi të fitimit të shkathtësive sociale është organizuar dhe mbajtur një kamp dy-ditor në Durrës ku kanë marrë pjesë-16 fëmijë. Gjatë fazës së dytë dhe të tretë ka vazhduar puna edhe me familjet në vizitat në shtëpi si dhe në takimet konsultuese me ta.

Duke parë sukseset e OJQ në implementimin e projektit donatori ka parë të arsyeshme dhe ka mbështetur edhe aktivitete shtesë si Vëzhgimin mbi sjelljet antisociale (shih kapitullin VII), kursin e art-foto terapisë dhe ekspozitën e këtyre fotografive nga ana e fëmijëve si dhe kampingun “Ditët e sjelljeve të mira” në Prevallë. 

Aktivitetet e planifikuara janë realizuar me një bashkëpunim të ngushtë  me Qendrën për Punë Sociale, Shërbimin Sprovues, Shkollat, Shërbimet e Shëndetit Mendor, OJQ-të, Qendrat Rinore, departamentet relevante, SHPK dhe organizma e institucione tjera relevante. OJQ “PËR MENDJE TË SHËNDOSHË” ka angazhuar një staf profesional multidisiplinor prej nëntë personave ( punëtor social, pedagog, psikolog, psikiatër të fëmijëve dhe adoleshentëve, jurist etj.).

 

IOM/ GRANTI I USAID: PROJEKTI NË KUADRIN E PROGRAMIT ANTITRAFIKIM I KOSOVËS (KAP)/2009-2011

EDUKIMI PËR NJË TË ARDHME MË TË SUKSESHME-UNDP/KUVENDI KOMUNAL PRIYREN/NËNTOR 2009-MARS 2010

Ky projekt ka filluar të implementohet nga fundi i muajit nëntor dhe ka zgjatur deri kah fundi i muajit shkurt 2010. Qëllimi kryesor cili është i paraparë me projekt  është-Ngritja e nivelit të shkollimit efektiv të fëmijëve nga komunitetin RAE dhe përmirësimi i kushteve të arsimimit të tyre. Ndër objektivat e projektit janë:

  • Rritja e vetëdijes tek komuniteti i prindërve dhe familjarëve për çështjen e kyçjes së fëmijëve në shkollë,
  • Përkrahja e grupit të fëmijëve nga komuniteti RAE me qëllim të përgatitjes së të gjitha segmenteve për regjistrimin e tyre në shkollë,
  • Mundësimi i përkrahjes dhe bashkëpunimit institucional në sferat e regjistrimit të fëmijëve dhe edukimit të tyre të pandërprerë. 

Janë parashikuar dhe realizuar rezultatet në vijim:

  • Vlerësimi i gjendjes dhe nevojave të komunitetit RAE përmes pyetsorit i cili do të organizohet me komunitete për të kuptuar problemin dhe arsyet për edukimin të dobët dhe për shkallen e gadishmërise së komunitetit për përkrahjen e arsimimit,
  • Rritja e nivelit të vetëdijes te prindërit për çështjen e regjistrimit të fëmijëve,
  • Rritje e nivelit të përceptimit të komunitetit RAE për shkollimin dhe arsimimin  përmes kampanjës,
  • Përkrahja psikosociale në rastet e familjeve me vështirësi adaptuese,
  • Ulja e nivelit të stereotipeve përmes shtimit të pranimit të fëmijëve RAE nga ana e fëmijëve të tjerë sidomos në shkolla,
  • Ngritja e interesimit për vazhdimësinë e shkollimit të fëmijëve në klasat më të larta,
  • Ekzistimi i punëtorëve kompetent në të gjitha shkollat të cilët do t’u japin përkrahje të drejtpërdrejtë fëmijëve RAE për lehtësimin e regjistrimit në shkolla
  • Formimi i forumit të prindërve RAE që do të jetë aktiv në fushën e arsimit dhe problematikës së  fëmijëve
  • Vëmendje e veçantë e drejtuar te fëmijët RAE përmes ofrimit të orëve plotësuese,
  • Involvimi i prindërve nga komuniteti RAE në këshillin prindëror të shkollave (kusht për të gjitha shkolla),
  • Përfshirja më intenzive e  Departamentit për arsim dhe institucioneve  të tjera në problematikën e shkollimit RAE,

Realizimi i ktyre objektivave  do të bëhet përmes këtyre aktiviteteve:

  • Krijimit dhe funksionalizimit të Forumit të prindërve të komunitetit RAE,
  • Konferencës për shkollimin e RAE me të gjitha faktoret dhe autoritete komunale,
  • Trajnimit për ngritjen e kapaciteve për Forumin e Prindërve RAE,
  • Debatet,
  • Kampanja : broshurat, posterat, studiot e hapura etj

 

ZGJIDHJA JUAJ, E ARDHMJA JUAJ – QASJA PSIKOSOCIALE NDAJ SHËNDETIT RIPRODHUES/MINISTRISË PËR KULTURË, RINI DHE SPORT E QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS / 2009

Ky është një projekt i miratuar në konkurs nga ana e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Projekti ka filluar me datën 25.11.2009 dhe përfundi me datën 26.12.2009. Qëllimi i projektit ishte shtimi i nivelit të dijes dhe vetëdijes së adoleshentëve si dhe të popullatës rinore në përgjithësi për shëndetin riprodhues (të drejtat riprodhuese së të rinjve, parandalimin e shtatzënisë së pa dëshiruar, parandalimin e sëmundjeve ngjitëse seksuale). Objektivat e projektit kanë përfshirë:

  • Ndërtimi i shkathtësive të nevojshme në ballafaqimin me sfidat që kanë të bëjnë me qështjet e shëndetit riprodhues: përmirësimi i zhvillimit psikosocial, vendim-marrja dhe ballfaqimi me emocionet;
  • Shtimi i përfshirjes së të rinjëve i bazuar në të drejtat e tyre në perspektivën gjinore & shëndetësore;dhe shtimi i veprimeve për kërkim të përkujdesje shëndetësore nga ana e të rinjëve në rastet e nevojshme;
  • Mundësimi i formimit të dy shërbimeve këshilluese “Të rinjët për të rinjët” (një në Qendrën Rinore dhe një në PMSH)

Lloji i aktiviteteve të realizuara gjatë këtij projekti kanë qenë:

  • Trajnimi i dy grupeve të rinjëve-këshillues  “Të rinjët për të rinjët”
  • Debatet me të rinjët
  • Fushata e vetëdijësimit (broshura, postere,radio dhe tv emisione etj).
  • Këshillimi “peer to peer” pas projektit për të rinjët.

AGJENDA KOMBËTARE E PROMOVIMIT TË RREGULLOREVE PËR ZHVILLIMIN POZITIV SOCIAL DHE EMOCIONAL NË SISTEMIN ARSIMOR/USAID/2011