Skip to main content

NGO PMSH

NJOFTIM PËR KONGRESIN NDËRKOMBËTAR TË PACIENTËVE ME DEPRESION (IPCD 2026)

Aleanca Evropiane kundër Depresionit (EAAD) do ta mbanë Kongresin Ndërkombëtar të Pacientëve në Depresion (IPCD 2026) si një ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare për njerëzit që jetojnë me depresion dhe për të afërmit e tyre. Këtë vit kongresi mbahet online, më 28 nëntor 2026, ora 10:00–15:30 (shihni fletëpalosjen e bashkëngjitur).
Programi ofron informacione praktike dhe të bazuara në dëshmi shkencore, përvoja autentike të rrëfyera nga vetë njerëzit e prekur, mundësi për të bërë pyetje në mënyrë anonime, si dhe mbështetje e shpresë për pacientët, familjet dhe miqtë e tyre. Në fokus janë trajtimet e reja dhe opsionet e vetëndihmës, të prezantuara nga ekspertë kryesorë ndërkombëtarë.
Pse ka rëndësi të veçantë pjesëmarrja e njerëzve nga Kosova
Depresioni është ndër problemet më të përhapura shëndetësore edhe në Kosovë, por qasja në shërbime specializuara mbetet e kufizuar, sidomos jashtë qendrave të mëdha, dhe stigma ende i pengon shumë njerëz të kërkojnë ndihmë. Ky kongres e zbut këtë barrierë në disa mënyra konkrete:
  • Është falas dhe online – nuk kërkon udhëtim, kosto, as listë pritjeje. Mjafton një lidhje interneti nga shtëpia.
  • Është i qasshëm në gjuhën shqipe – titrat përkthehen drejtpërdrejt gjatë transmetimit, praktikisht në të gjitha gjuhët.
  • Ruan privatësinë – pyetjet mund të bëhen në mënyrë anonime, gjë që për shumë njerëz te ne është kusht për të folur hapur për herë të parë.
  • Sjell dijen më të re direkt te njerëzit – informacione që zakonisht mbeten brenda qarqeve profesionale u vijnë drejtpërdrejt pacientëve dhe familjeve.
  • Tregon se askush nuk është vetëm – dëgjimi i përvojave nga njerëz të vendeve të tjera e thyen ndjesinë e izolimit dhe e normalizon bisedën për shëndetin mendor.
Ftesa vlen njësoj për pacientët dhe familjarët e tyre, si dhe për profesionistët e shëndetësisë, mësimdhënësit, punonjësit socialë, gazetarët dhe organizatat që merren me shëndetin mendor në Kosovë. Sa më i madh numri i pjesëmarrësve nga vendi ynë, aq më e fortë bëhet edhe biseda publike për depresionin te ne.
Regjistrimi është i hapur: https://ipc-depression.com/
Ju lutemi, ndajeni këtë njoftim me miqtë, kolegët dhe këdo që mendoni se mund të përfitojë. Së bashku, ne mund ta bëjmë dallimin.

PLANI STRATEGJIK I VEPRIMIT PMSH 2024-2029 & KUVENDI VJETOR 2024

Në datat 1,2,3 nëntor në Durrës u mbajt Punëtoria për Hartimin e Planit Strategjik të Veprimit 2024-2029 si dhe u mbajt Kuvendi Vjetor 2024 i OJQ Për Mendje të Shëndoshë (PMSH). Pas një pune të frytshme u përpilua dhe u miratua PLANI STRATEGJIK I VEPRIMIT PMSH 2024-2029. Ky dokument do të jetë udhërrëfyes në vitet në vijim që do ta forcon angazhimin dhe arritjet e PMSH. Poashtu u miratua unanimisht edhe Raporti Vjetor i punës së Drejtorit Ekzekutiv. Kontributi dhe përkushtimi i anëtarëve të Kuvendit është garantues i ecjes së pandalshme.

SHËNIMI I DITËS BOTËRORE TË SHËNDETIT MENDOR 2024

Me 10 tetor 2024 në QKMF Prizren organizuar nga OJQ Për Mendje të Shëndoshë u bë shënimi i Ditës Botërore të Shëndetit Mendor. Prof asoc dr Naim Fanaj mbajti prezantimin e projektit Fuqizimi i fëmijëve dhe të rinjëve viktima të abuzimit/bulizimit dhe shëndeti mendor. Në takim morën pjesë Mjekë familjarë, infermierë, psikolog, punëtorë social, student. Falenderojmë Drejtorin e Mirëqenies Sociale të Komunës së Prizrenit dhe drejtorin e QKMF Dr Fadil Bajraktari për mbështetjen e këtij aktiviteti.

img

📌Me 11 korrik u mbajt takimi i dytë i palëve të interesit, në vazhdën e punëtorive të projektit Reconnected. Në punëtori morën pjesë përfaqësues nga sektorë të ndryshëm, përfshirë Institutin e Shëndetit Publik, Qendrën për Punë Sociale, liderë nga organizatat joqeveritare, akademikë me ekspertizë në fushën ekonomike, individë që jetojnë në status të ulët ekonomik, mjekë nga qendra e mjekësisë familjare, profesionistë të shëndetit mendor dhe profesorë universitarë.
📌Gjatë punëtorisë u diskutua për konceptin e përshkrimit social dhe mënyrat se si mund të promovojmë këtë praktikë te personat me status të ulët socio-ekonomik, për të ndërtuar komunitete më të qëndrueshme dhe për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e tyre.
🔎 Pikat kryesore të ditës, që konsiderohen kritike në avokimin e përshkrimit social, janë:
1.⁠ ⁠Bashkëpunimi ndër-institucional
2.⁠ ⁠⁠Takime informative
3.⁠ ⁠⁠Bashkëpunimi me organizata sociale dhe partnerë lokalë
4.⁠ ⁠⁠Kampanja ndërgjegjësuese
5.⁠ ⁠⁠Trajnime të vazhdueshme për profesionistët e shëndetit mendor
6.⁠ ⁠⁠Protokole referimi
📌 Per Mendje të Shëndoshë falënderon të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre, deri në takimin e radhës!
Më 16 maj, në javën evropiane të shëndetit mendor, mbajtëm takimin e parë me palët e interesuara në Kosovë.
Kjo punëtori filloi me një prezantim rreth kornizës konceptuale të projektit Reconnected, dizajnit dhe rolit kritik të palëve të interesuara në këtë proces bashkë-krijimi. Pas prezantimit, kaluam në detyrën Mentimetër, e cila ishte e lehtë për t’u përdorur për shumicën prej tyre dhe shumë e dobishme. Ata u angazhuan në çdo pyetje deri në 85% duke dhënë mendimet e tyre për konceptet që na interesonin.
Në pjesën e diskutimit, ekipi hulumtues vizatoi dhe hartoi kuadrin konceptual së bashku me kontributin e palëve të interesuara . Pjesëmarrësit ishin të angazhuar, të interesuar, produktiv dhe dhanë një sërë idesh mbi korrelacionet aktuale psikosociale mes njerzëve me nivel të ulët socioekonomik në Kosovë, nga përvojat e tyre të përditshme të punës.
Ne kemi përshtypjen se paneli ishte i rehatshëm, relaksues dhe tërheqës, gjë që sigurisht do të ndihmojë në ndërtimin e një kornize të ngushtë përfaqësuese për popullatën me nivel të ulët socioekonomik në Kosovë.

Hulumtuesi kryesor Prof. Asoc Dr Naim Fanaj, mori pjesë në dy konferenca shkencore të rëndësishme në SHBA.

Në konferencën e Asociacionit Amerikan të Ankthit dhe Depresionit 2024 që u mbajt në Boston nga 11 deri 14 prill ka prezantuar studimin: Pabarazitë gjinore në ankth dhe depresion: njohuri nga një studim në Kosovë. Poashtu, në këtë konferencë janë prezantuar edhe projektet RECONNECTED dhe PROSPERH!

Kurse nga data 17 deri 21 Prill 2024 u mbajt Konferenca vjetore 2024 e Society for Research on Adolescence në Chicago të SHBA-së. Këtu u prezantua studimi spër Prindërimin, Reziliencën dhe Devijimin në një studim krahasues ndërkulturor të bazuar në mostrat e adoleshentëve finlandezë dhe kosovarë. Poashtu u bë prezantimi i projektit RECONNECTED ; si shumë i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës dhe Europës, që i fuqizon njerëzit të rrisin qëndrueshmërinë dhe të menaxhojnë më mirë shëndetin e tyre mendor përmes një qasjes së tillë inovative-shkencore.

Krenar që emrat e Kosovës dhe të OJQ Për Mendje të Shëndoshë, të renditen krahas shumë universiteteve e instituteve shkencore prestigjioze nga SHBA dhe bota.

PREZANTIMI I PROJEKTIT RECONNECTED NË KONFERENCËN NË MARIBOR

Sot, Prof Asoc Dr Naim Fanaj prezantoi në The 12th Annual Conference of Europe’s Sciences and Arts Leaders and Scholars, punimin shkencor:  Reconnected: Addressing Mental Health Challenges in European Communities, Including Kosovo. Në këtë prezantim u treguan objektivat si dhe korniza konceptuale e projektit RECONNECTED në përgjithësi dhe me theks të veçantë implementimin në Kosovë.

Në prezantimin tjetër me titull:  Understanding Subjective Well-being in Kosovo Youth: Exploring Psychosocial an Socio-demographic Factors, treguam për gjetjet e studimit tone për Mirëqenien subjektive të të rinjëve dhe lidhjet me shpresën, stilin e të menduarit, mbështetjen sociale, shpresën si dhe mekanizmat e ballafaqimit.

PROSPERH Kick-Off meeting, Cork, Ireland 25-26 Janar 2024

Në këtë takim u diskutuan gjerësisht hapat , strategjitë dhe aktivitetet që kanë të bëjnë me implementimin e projektit PROSPERH. Entuziazmi dhe përgjegjësi e përshkoi tërë rrjedhën e takimit ku secili nga partnerët reflektoi për detyrat që u takojnë gjatë 60 muajve të implementimit.

PROSPERH:

Projekti i ri i financuar nga HORIZON EUROPE fillon me 1 janar 2024.

PMSH një nga partnerët implementues të projektit që do zgjat 60 muaj.

Projekti PROSPERH synon të mbledhë të dhëna në kohë dhe prova të forta mbi faktorët që ndikojnë në shëndetin mendor dhe fizik në vendin e punës. 

Ky informacion do të merret nga literatura dhe analiza e grupeve ekzistuese të të dhënave me cilësi të lartë.

Bazuar në këtë dëshmi, dhe duke u mbështetur në ndërhyrjet ekzistuese të financuara nga BE dhe ato kombëtare, projekti do të zhvillojë dhe vërtetojë ndërhyrjen në shumë nivele PROSPERH, të ofruar nëpërmjet Portalit PROSPERH. Ndërhyrja do të synojë të dy aspektet organizative (punë), kolegët dhe individualë (punëtor), me tre komponentë të fokusuar në promovimin e shëndetit, vetë-monitorimin dhe vetë-menaxhimin online dhe kujdesin klinik ose rrugët e referimit të përkujdesjes.

Projekti do të përqendrohet në përshtatjen e përmbajtjes për tre sektorë që përjetojnë ndryshime të rëndësishme (puna në TIK, shëndetësi dhe ndërtim), me studimin e kryer në 10 vende përfaqësuese evropiane dhe Australi përmes një kërkimi të kontrolluar të rastësishëm në grup për të përcaktuar efektivitetin dhe koston.

Kjo është një nismë e rëndësishme që synon të përmirësojë shëndetin dhe mirëqenien në vendin e punës përmes ndërhyrjeve të bazuara në prova.

PREZANTIMI NË KONGRESIN BOTËRORË TË PARANDALIMIT TË VETËVRASJEVE NË PIRAN TË SLLOVENISË

20.09.2023

Prof. Asoc. Dr. Naim Fanaj, prezanton në International Association for Suicide Prevention 32nd World Congress MENTUPP workshop:

MENTUPP Country Partner Case Study: Kosovo. Observimet dhe sfidat në implementim nga PMSH.

PUNËTORIA ME TEMËN "PËRKRAHJA MULTIDICIPLINORE PSIKOSOCIALE PËR FUQIZIMIN E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA"

 

 

19.07.2023
OJQ Për Mendje te Shëndosh sot ka organizuar punëtori me temën “Përkrahja multidiciplinore psikosociale për fuqizimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara” të mbështetur nga Drejtoria për Punë dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Prizrenit.

 

Prezent në këtë puntori ishin institucionet si QPS , QSHM, organizatat joqeveritare të cilat punojnë në fushën e aftësisë së kufizuar si: OPDMK dhe Handikos si dhe psikologët shkollor.
PMSH falenderon të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre në puntori.
Rekomandimet e dala nga ky projekt do të adresohen tek institucionet relevante.

Miratohet nga PMSH Plani i Barazisë Gjinore 2023-2026

25.09.2023

Në pëputhje me standardet më të mira në fushën e angazhimit shoqëror miratohet Plani i Barazisë Gjinore 2023-2026 nga ana e PMSH-së, me të cilën tregohet përkushtimi për përmirësimiet e nevojshme për të realizuar Barazinë Gjinore.

Regjistrimi