Skip to main content

NGO PMSH

OJQ PMSH

PËR MENDJE TË SHËNDOSHË (PMSH) është një organizatë joqeveritare, jofitimprurëse e krijuar për të ndihmuar njerëzit përmes shërbimeve (aktiviteteve) psikoterapeutike dhe psikosociale që punojnë kryesisht në pesë fusha: zhvillimi social, shëndeti mendor, avokimi & lobimi, të drejtat e njeriut/ të fëmijëve dhe hulumtimi shkencor.

FILLON STUDIMI RECONNECTED NË KOSOVË: FTESË PËR PJESËMARRJE

01.11.2026

Studim evropian për mirëqenien mendore, lidhjet sociale dhe reziliencën psikologjike te të rriturit me të ardhura të ulëta

OJQ “Për Mendje të Shëndoshë – PMSH” në Prizren njofton fillimin e studimit RECONNECTED në Kosovë. Ky është një studim kërkimor ndërkombëtar që shqyrton nëse mjete të shkurtra digjitale mund ta forcojnë mirëqenien mendore të njerëzve në kohë ndryshimesh të mëdha shoqërore.

Pse ky studim?

Shtrenjtimi i jetesës, pasiguria ekonomike, digjitalizimi i shpejtë dhe tensionet në botë ndikojnë drejtpërdrejt në jetën tonë të përditshme. Këto presione shpesh rëndojnë më shumë mbi njerëzit me të ardhura të ulëta, të cilët njëkohësisht kanë më pak qasje në shërbime mbështetëse. RECONNECTED synon të gjejë zgjidhje të qasshme, falas dhe të lehta për t’u përdorur. Këto zgjidhje duhet të rrisin njohuritë për shëndetin mendor, të forcojnë lidhjet me të tjerët dhe të ndërtojnë reziliencë psikologjike.

Për projektin

RECONNECTED financohet nga Bashkimi Evropian përmes programit Horizon Europe (Grant Agreement No. 10108120). Projekti zbatohet nga një konsorcium partnerësh evropianë, me studime paralele në 9 vende: Danimarkë, Finlandë, Francë, Gjermani, Holandë, Mbretëri të Bashkuar, Spanjë, Zvicër dhe Kosovë. Në Kosovë, studimi udhëhiqet nga OJQ PMSH në bashkëpunim me Vrije Universiteit Amsterdam.

Si funksionon studimi?

Pjesëmarrësit përdorin aplikacionin Moodbuster, i cili përmban tri programe të shkurtra:

  • Njohuri për shëndetin mendor: moduli bazë që e marrin të gjithë pjesëmarrësit.
  • Aktivizimi social: katër module për forcimin e lidhjeve me njerëzit dhe komunitetin.
  • Mikro-ndërhyrje të personalizuara: ushtrime të shkurtra, 1 deri në 15 minuta, për reziliencë në përditshmëri.
  • Studimi ka dizajn faktorial. Kjo do të thotë se teston disa elemente njëkohësisht, për të parë cili ndihmon më shumë, veçmas apo i kombinuar me të tjerët. Pas pyetësorit fillestar, çdo pjesëmarrës caktohet rastësisht, me short, në njërin nga katër grupet. Pas gjashtë muajsh, të gjithë pjesëmarrësit marrin qasje në të gjitha programet.

Kush mund të marrë pjesë?

  • Personat e moshës 18–65 vjeç që jetojnë në Kosovë dhe flasin e shkruajnë shqip
  • Ata që e konsiderojnë veten me status të ulët socio-ekonomik ose me të ardhura të ulëta
  • Ata që kanë smartphone, tablet ose kompjuter me internet
  • Ata që janë të gatshëm ta përdorin aplikacionin për 6 javë dhe të plotësojnë 4 pyetësorë

Nuk mund të marrin pjesë personat që aktualisht janë të diagnostikuar me ndonjë problem të shëndetit mendor, ose që janë në trajtim psikoterapeutik apo me barëra.

Çfarë përfshin pjesëmarrja?

  • Regjistrimi me email
  • Një pyetësor i shkurtër verifikimi online (5–7 minuta)
  • Pyetësori bazë (rreth 30 minuta)
  • Përdorimi i aplikacionit për 6 javë, rreth 5–8 minuta në ditë, në ritmin tuaj
  • Pyetësorët vijues pas 6 javësh, 3 muajsh dhe 6 muajsh
  • Pjesëmarrja zgjat gjithsej 6 muaj dhe zhvillohet plotësisht online, nga shtëpia.

 

Përfitimet

  • Kompensim prej 10 € për çdo pyetësor të plotësuar, deri në 40 € gjithsej
  • Qasje falas në aplikacionin mbështetës
  • Kontribut i drejtpërdrejtë në zhvillimin e shërbimeve të qasshme për shëndetin mendor në Kosovë

 

Konfidencialiteti dhe vullnetarizmi

Pjesëmarrja është plotësisht vullnetare dhe mund të tërhiqeni në çdo kohë, pa dhënë arsye. Të dhënat kodohen, ruhen në mënyrë të sigurt dhe publikohen vetëm në formë të anonimizuar, në përputhje me GDPR-në dhe Ligjin Nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale.

Si të regjistroheni?

Dërgoni një email në  me emrin, moshën, qytetin dhe numrin tuaj të telefonit. Pastaj do t’ju dërgojmë informatat dhe linkun për pyetësorin e shkurtër.

Ekipi hulumtues: Prof. Assoc. Dr. Naim Fanaj (hulumtues kryesor), Prof. Asst. Dr. Elona Krasniqi, Prof. Asst. Dr. Sevim Mustafa

Kontakti: +383 44 192 053 (Tel./WhatsApp) · ojqpmshkosovo@gmail.com

 

 

 

 

Projekti RECONNECTED financohet nga Bashkimi Evropian. Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura janë vetëm të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bashkimit Evropian.

FUQIZIMI I PROFESIONISTËVE DHE TRAJTIMI PSIKOSOCIAL PËR GRUPET E LËNDUESHME NË KOMUNITET

24.08.2025

 

✅OJQ Për Mendje te Shëndosh -PMSH- ka filluar implementimin e projektit të mbështetur nga Drejtoria për Punë dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Prizrenit me titull “Fuqizimi i profesionistëve dhe trajtimi psikosocial për grupet e lëndueshme në komunitet”.

👨👩‍🦱 Projekti synon fuqizimin e profesionistëve (infermierëve dhe të punëtorëve social) përmes trajnimeve bazike dhe ofrimin e mbështetjes psikosociale për grupe të lëndueshme në komunitet, duke përfshirë personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit, përdoruesit aktivë të substancave dhe individët me çrregullime mendore. 📌

🤝 Projekti synon të fuqizojë infermierët me njohuri dhe aftësi për ofrimin e kujdesit të personalizuar, gjithëpërfshirës dhe etik ndaj personave me prapambetje mendore, nevoja të veçanta apo sëmundje kronike, përfshirë të moshuarit me demencë dhe çrregullime të humorit. Ai përfshin përmirësimin e komunikimit, menaxhimit të krizave, planifikimit e dokumentimit të kujdesit, si dhe forcimin e rolit të infermierëve në ekipet ndërdisiplinare. Po ashtu, synohet zhvillimi i aftësive praktike për menaxhimin e rasteve, promovimi i qasjes antistigmatizuese dhe ofrimi i mbështetjes psikosociale e psikiatrike, me qëllim përmirësimin e mirëqenies mendore dhe aftësive për përballimin e sfidave të përditshme. 📌

📍Projekti do të zgjasë 5 muaj.

📝Rezultatet e pritshme:

➡️ Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve sociale dhe shëndetësore për grupet vulnerabël në komunitet: Projekti fuqizon njohuritë dhe kompetencat profesionale të infermierëve dhe punonjësve socialë për të ofruar kujdes të ndjeshëm, gjithëpërfshirës dhe të personalizuar për persona me aftësi të kufizuara, të moshuar dhe individë me probleme të shëndetit mendor ose përdorim substancash.

➡️ Reduktimi i përjashtimit social dhe promovimi i të drejtave të barabarta për personat me nevoja të veçanta: Përmes trajnimeve dhe ndërhyrjeve psikosociale, projekti ndihmon në eliminimin e praktikave stigmatizuese dhe përmirëson përfshirjen e përfituesve në jetën komunitare.

➡️ Të përmirësohet bashkëpunimi ndërmjet institucioneve për një qasje të koordinuar në ofrimin e shërbimeve:Projekti nxit bashkëveprim ndërdisiplinar dhe shkëmbim praktikash mes shtëpive komunitare, qendrave për punë sociale dhe profesionistëve të shëndetit mendor.

FUQIZIMI I FËMIJËVE DHE TË RINJVE TË PREKUR NGA ABUZIMI OSE NGACMIMI

25.09.2024

✅OJQ Për Mendje te Shëndosh -PMSH- ka filluar implementimin e projektit të mbështetur nga Drejtoria për Punë dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Prizrenit me titull “Fuqizimi i fëmijëve dhe të rinjve të prekur nga abuzimi ose ngacmimi”.

👨👩‍🦱Projekti synon të trajtojë çështjen kritike të abuzimit dhe bullizmit midis fëmijëve dhe të rinjve duke ofruar shërbime gjithëpërfshirëse mbështetëse dhe ndërhyrje parandaluese. 📌

🤝Nëpërmjet një kombinimi të aktiviteteve ndërgjegjësuese, shërbimeve këshilluese dhe partneriteteve në komunitet, projekti synon të fuqizojë viktimat, të promovojë qëndrueshmërinë dhe të nxisë një kulturë respekti dhe ndjeshmërie. 📌

📍Projekti do të zgjasë 5 muaj.

📝Rezultatet e pritshme:

➡️Rritja e ndërgjegjësimit dhe kuptimit të abuzimit dhe bullizmit tek fëmijët, të rinjtë, familjet dhe komunitetet.

➡️Përmirësimi i aftësive të reziliencës dhe përballimit të viktimave, duke çuar në përmirësimin e rezultateve të shëndetit mendor dhe uljen e rrezikut të dëmtimit afatgjatë.

➡️Forcimi i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet palëve të interesuara, duke rezultuar në parandalim më efektiv, ndërhyrje të hershme dhe shërbime mbështetëse për viktimat e abuzimit dhe bullizmit.

OJQ PËR MENDJE TË SHËNDOSHË BËHET ANËTAR I ASOCIUAR I EAAD

Të nderuar që të jemi anëtare e asociuar e Aleancës Evropiane Kundër Depresionit (EAAD). Faleminderit Bordit të Drejtorëve të EAAD! Të përkushtuar thellësisht për të kontribuar në mënyrë aktive në aleancë dhe për të punuar së bashku për të çuar përpara misionin tonë të përbashkët.

LAJMET

Në Cork të Irlanës mbahet Kick-Off meeting i Projektit PROSPERH me datë 25-26 Janar 2024

Në këtë takim u diskutuan gjerësisht hapat , strategjitë dhe aktivitetet që kanë të bëjnë me implementimin e projektit PROSPERH. Entuziazmi dhe përgjegjësi e përshkoi tërë rrjedhën e takimit ku secili nga partnerët reflektoi për detyrat që u takojnë gjatë 60 muajve të implementimit.

PROJEKTET

Edukimi UNDP

text…

Fëmijë dhe rini

text…

Zhvillimin emocional dhe sociale në sistemin arsimor

text…

Shendeti riprodhues

text…

Regjistrimi