NGO PMSH

PËR NE

PËR MENDJE TË SHËNDOSHË (PMSH) është një organizatë joqeveritare, jofitimprurëse e krijuar për të ndihmuar njerëzit përmes shërbimeve (aktiviteteve) psikoterapeutike dhe psikosociale që punojnë kryesisht në pesë fusha: zhvillimi social, shëndeti mendor, avokimi & lobimi, të drejtat e njeriut/ të fëmijëve dhe hulumtimi shkencor.

Është e regjistruar në Ministrinë e Shërbimeve Publike të Kosovës, me numër regjistrimi 5111630-5, datë 04.10.2007. Kjo OJQ është krijuar me iniciativën e një grupi prej 17 qytetarësh anëtarë të cilët gjetën motivin për angazhimin e tyre të përbashkët në sektorin joqeveritar.

Ekipi përbëhet kryesisht nga studiues, psikologë, punonjës socialë, infermierë dhe profesionistë të tjerë në varësi të objektivave të projekteve dhe aktiviteteve. PMSH është e përfshirë në grupe dhe rrjete të ndryshme pune, duke ofruar ekspertizë për institucione, organizata të ndryshme dhe grupe formale dhe joformale.

Misioni

Vizioni

Politikat dhe rregulloret

Fushëveprimi

Shoqata, për realizimin e qëllimeve të ligjshme për përfitim publik, ka këtë fushëveprim:

  • Angazhime në fushen e zhvillimit social dhe psikosociale
    1. Zhvillimi Komunitetit si parakusht për zhvillimin social: zhvillimi i komunitetit duke muindësuar angazhimin e komunitetit, duke organizuar projekte të bazuara në komunitet, për të zbatuar nisma që përmirësojnë cilësinë e jetës për individët dhe familjet( kujdesi shëndetësor, punësimin, strehimin ose qëndrueshmërinë).
    2. Shërbimet e Këshillimit dhe Përkrahjes psikosociale: këshillimi,ofrimi i mbështetjes emocionale, seanca këshillimi, ndërhyrje në krizë dhe referime në burimet e duhura.
    3. Ngritja e kapaciteteve dhe zhvillimi i aftësive të profesionistëve që japin shërbime sociale: programe trajnimi dhe seminare për të rritur aftësitë dhe njohuritë e individëve dhe komuniteteve.
    4. Programet e fuqizimit social: mentorimi i profesionistëve që japin shërbime sociale
    5. Bashkëpunimi dhe rrjetëzimi për zhvillim social: bashkëpunimi me OJQ-të e tjera, agjencitë qeveritare, institucionet akademike dhe rrjetizimi.
  • Avokimi dhe lobimi
    1. Avokimi dhe Inkuadrimi në procedurat dhe regullativat: lobimi, kërkimi dhe përpjekjet e avokimit për të sjellë ndryshime politikash për përfitimin e grupeve të cakut dhe të adresojnë pabarazitë sociale.
    2. Avokim dhe Lobim për fëmijët, të rinjët, gratë, të sëmurët dhe të moshuarit.
    3. Rritja e ndërgjegjësimit dhe fushatat në mediat sociale: platformat e mediave sociale të epokës digjitale dhe fushatat online.
    4. Përkrahje dhe ndërgjegjësimi: fushata ndërgjegjësimi, seminare ose ngjarje publike për të edukuar komunitetin.
  • Shëndetësi
    1. Shëndeti Mendor si dhe mbështetja zhvillimore për fëmijë dhe adoleshent
      1. Mbështetja në zhvillimin psikofizik e fëmijëve dhe të rinjve si pjesa më e lëndueshme e një shoqërie, përmes programeve të zhvillimit të hershëm në sferën e edukimit, emocionale dhe sociale; prindërimit; zhvillimin e mëtejshëm të dhuntisë dhe talentit; stili jetësorë i shëndetshëm etj.
      2. Ndihma me programe të ndryshme në fushën e vetëdijësimit dhe të prevencionit të problemeve të shëndetit mendor e veçanërisht të pengimit të keqpërdorimit të substancave-drogës,
      3. Ndihma psikoterapeutike për fëmijët dhe të rinjtë me probleme të shëndetit mendor, njëkohësisht përkrahja e familjes si strukturë e domosdoshme e intervenimit në këta raste,
      4. Ndihma psikoterapeutike për personat e rinj që janë bërë të varur nga keqpërdorimi i substancave të ndryshme-drogave
    2. Mbështetja psikosociale e personave me çrregullime psikiatrike, fëmijëve, të rinjëve dhe grupeve tjera të lëndueshme të shoqërisë
      1. Angazhimi i komunitetit për të promovuar mirëqenien pozitive mendore dhe adresimin e stigmës që shpesh rrethon gjendjet e shëndetit mendor
      2. Programe për të ndihmuar grupet vulnerabël të zhvillojnë aftësi sociale dhe emocionale në mënyrë që ata të mund të mbështesin njëri-tjetrin si psh. trajnimet vokacionale
      3. Intervenime psikosociale specifike për individin, familjen dhe komunitetin në situata emergjente, krize etj.
      4. Lufta kundër stigmës ndaj personave me çrregullime psikiatrike
      5. Programet promovuese të shëndetit mendor
      6. Ofrimi i ekspertizës profesionale për palët e interesit në fushën e shëndetit mendor
  • Të drejtat e fëmijëve dhe të njeriut
    1. Edukimi, përparimi dhe angazhimi në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, të rinjëve dhe grupeve tjera të lëndueshme të shoqërisë
    2. Ndihma në ndërtimin e tolerancës personale, ndërpersonale dhe ndëretnike në shoqëri e veçanarisht për fëmijët, të rinjtë dhe grupet tjera të lëndueshme të shoqërisë
    3. Mbrojtja e Fëmijëve dhe grupeve tjera të lëndueshme të shoqërisë nga abuzimi
  • Hulumtimet dhe analiza shkencore në fushën shëndetësore dhe psikosociale
    1. Hartimi dhe planifikimi i projekteve kërkimore shkencore.
    2. Konsulenca dhe mbështetja profesionale në fushën e kërkimeve shkencore: ofron shërbime konsulence dhe mbështetje teknike subjekteve qeveritare ose joqeveritare (duke ofruar ekspertizë në hartimin e kërkimit, analizën e të dhënave, monitorimin dhe vlerësimin, ose duke ofruar udhëzime për zbatimin e kërkimit dhe praktikat më të mira).
    3. Përgatitja e raporteve, analizave, dokumenteve dhe publikimeve mbi çështje të veçanta ose të përgjithsme në fushën shëndetësore dhe psikosociale.