PROJEKTI RECONNECTED
NJË QASJE NDAJ SISTEMEVE KOMPLEKSE, NDAJ KOMUNITETEVE EUROPIANE TË CËNUESHME TË NDERLIDHURA DHE REZILIENTE, NË KOHËRAT E NDRYSHIMEVE
PMSH që nga 1 qershori 2023 ka filluar implementimin e projektit RECONNECTED si një nga anëtarët e një konsorciumi me qendër në Universitetin Vrije në Amsterdam.
Evropa po ballafaqohet me një serë sfidash globale si digitalizimi, migracioni dhe ndryshimet klimatike, të cilat po rritin nevojën për reziliencën e qytetarëve, dhe rrisin gjasat që qytetarët të zhvillojnë probleme të shendetit mendor. Pojekti RECONNECTED, përgjigjet ndaj këtij problemi, duke zhvilluar dhe testuar një sistem të mbështetjes dixhitale, që do të promovojë reziliencën dhe do të lidhë qytetaret që jetojnë në komunitete të rrezikuara, dhe ky projekt do të vlerësojë nëse rezultatet e matura, përmirësojnë shëndetin mendor, rritin ndergjegjësimin rreth rëndësisë së shëndetit mendor, ulë stigmatizimin, dhe përmirësojnë pjesëmarrjën në jetën sociale, më kosto të ulët të zbatimit.
Duke ju afruar me një qasje ndaj sistemeve komplekse, projekti fillimisht do të zgjerojë dhe do të testojë një kuadër teorik integrues të zhvilluar së fundmi për shëndetin mendor urban për të përfshirë reagimet ndaj tranzicioneve globale. Kjo do të sigurojnë një kuptim thelbësor se si faktorët e rrezikut dhe mbrojtjes në nivel individual, shqërorë dhe mjedisorë, ndërveprojnë në mes vetë, dhe në dinamikën e shëndetit mendor. Kjo kornize e punës, do të ofrojë ide konkrete vepruesë për politikat e vendimarrjës, dhe do të përdorët për të zhvilluar një sistëm mbështeteje me mjetë ndërhyrëse që synojnë sinkronizimin e niveleve individuale dhe sociale në të njejtën kohë.
Platforma e mbeshtetjes digjitale do të krijohet në bashkëpunim me palët e interesuara në komunitetin lokal, në nëntë vende të Bashkimit European, duke përfshirë dhe Kosovën. Këto ndërhyrje digjitale janë jo stigmatizuese dhe fuqizuese, gjithmonë duke ju përshtatur nevojave të komunitetit lokal. Projekti i RECONNECTED do të testoj mundësinë dhe efektshmërinë e këtij sistemi mbështetës në këto komunitete, dhe në fazën e fundit do të zhvillojë skenare të zbatimit që balancojnë efektivitetin me efikasitetin dhe shkallzueshmërin, për të informuar politikat e vendimarrjes që mund të përdorën në gjithë Europën.
Qasja metodologjikë e projektit RECONNECTED bazohet në teori, dhe në të dhëna empirike, ndërsa ne do të përdorim bashkë-krijimin gjatë gjithë projektit, për të siguruar që idetë vepruese dhe mjetet e intervenimit janë relevante, të pranueshme, dhe etike për përdoruesit (përsonat në nevojë) dhe palet e tjera të interesuara.