Sfidat sociale si dixhitalizimi, pandemia e Covid-19 ose ndryshimet klimatike kërkojnë një nivel të lartë të resiliences – qendrueshmërisë, vecanërisht tek grupet e cenueshme të popullatës dhe mund të shoqërohen me stres psikologjik. Prandaj, qëllimi i projektit kërkimor RECONNECTED është të kuptojë më mirë se cilët faktorë promovojn pozitivisht apo negativisht shëndetin mendor tek individet e moshës madhore, që përballen me vështërsi financiare dhe status të ulët ekonomik në Prishtinë dhe rrethinë.
Ky hulumtim udhëheqet nga Prof. Dr. Naim Fanaj nga organizata jo qëveritare ‘Për mendje të shëndoshë – PMSH’, Prizren, Kosovë, dhe është pjesë e projektit RECONNECTED, të Bashkimit Europjan dhe realizohet në bashkëpunim me Universtetin Vrije Amsterdam në Holandë, dhe 8 partnerë tjerë nga Britania e Madhe, Gjermania, Spanja, Franca, Danimarka, Portugalia, Finlanda dhe, Zvicrra.
Të gjithë personat që janë mbi moshën 18 vjeç e lart, jetojnë në Prishtinë apo në rrethinë, kanë qasje në një Smartfon (telefon të menqur) me qasje në internet gjatë kohëzgjatjes së studimit (gjithsej 15 ditë) dhe kanë njohuri të mjaftueshme të gjuhës Shqipe.
Studimi RECONNECTED është një studim me pjesëmarrje online. Pjesëmarrësve u kërkohet të plotësojnë një pyetësor fillestar vetëm një herë që zgjat rreth 45 minuta. Pastaj, gjatë 14 ditëve të ardhshme, pjesëmarrësit/et e njejtë do të ju përgjigjen pyetjeve në Smartfon (telefon të menqur) 5 herë në ditë. Kjo merr rreth 3-5 minuta çdo herë. Nëse ju do të plotësoni pyetësorin fillestar dhe të paktën 80% të pyetjeve ditore, do të merrni një kupon blerjeje me vlerë 30€, në fund të studimit.
Nëse dëshironi të merrni pjesë në studim, shenoni emrin dhe mbiemrin tuaj, se bashku me Email tuaj, më poshtë dhe ta përdorni për t’u regjistruar. Formulari i të dhënave më të detajshme për pjesëmarrje në studim e gjeni në këtë link:
Nëse keni ndonjë pyetje, mund të kontaktoni ekipin e kordinues të studimit në çdo kohë (E-mail: naimfanaj@gmail.com; krasniqi.elona@gmail.com; sevimmustafa2@gmail.com ). Ne do të kontrollojmë të dhënat e plotësuara në formen e regjistrimit dhe do të ju kontaktojmë me E-mail për fillimin e plotësimit të pyetësorit.
Pasi që të jeni regjistruar në linkun e regjistrimi për pjesëmarrje në studim, ju do të merrni një Email me informacion, udhëzime dhe një lidhje (link) për të shkarkuar aplikacionin Moodbuster. Në të njejtin Email, ju do të merrni edhe të dhënat tuaja personale për qasje në Moodboster (një kod dhe pasword), të cilat mund t’i përdorni për t’u identifikuar (hyrë) në platformën Moodbuster.
Pasi të keni hyrë, ju mund të plotësoni pyetësorin, i cili zgjat afërsisht 45 minuta. Kjo mund të plotësohet në portalin online Moodbuster ose në aplikacionin Moodbuster.
Pas plotësimit të pyetësorit fillestar, do të merrni një njoftim nëpërmjet aplikacionit Moodbuster, 5 herë në ditë për 14 ditë me radhë, për të plotësuar pyetjet. Në terma konkret, kjo do të thotë që ju do t’i përgjigjeni të njëjtave pyetje në mëngjes, pastaj tri herë gjatë ditës në orare të ndryshme, dhe në mbrëmje. Sondazhi i mbrëmjes është pak më i gjatë se të tjerët (rreth 3-5 minuta). Ne kërkojmë që t’i përgjigjeni pyetjeve sa më shpejt që të jetë e mundur, sapo të merrni njoftimin. Në kohën e fundit të njoftimit (d.m.th. në ditën e 14-të të pyetjeve në njoftimin e 5-të), do të keni mundësinë të regjistroheni për të marrë rezultatet e studimit pasi studimi të ketë përfunduar.
Studimi përfundon për ju kur e merrni njoftimin e fundit nga aplikacioni Moodbuster. Nëse e keni plotësuar të gjithë pyetësorin fillestar dhe të paktën 80% të pyetjeve ditore, do të merrni një Email për të ndarë disa të dhëna tuaja personale si Emri, Mbiemri, dhe Email apo numri kontaktues, më mënyrë që të ju kontaktojmë për të marrë shpërblimin në vlerë prej 30€. Terheqja e shperblimit financiar do të udhezohet në kordimin me udhëheqësin e studimit, Prof. Assoc. Dr. Naim Fanaj.
Ky studimi është pjesë e një studimi të madhëw Evropian, i cili jep të dhëna të rëndësishme për kontekstin e Kosovës. Duke marrë pjesë, ju do të ndihmoni që ne të fitojmë njohuri shkencore rreth marrëdhënieve komplekse midis faktorëve shoqërorë, social dhe individuale mbi shëndetin mendor dhe nivelin e reziliencës tek qytetarët Kosovar mbi moshën 18 vjeçare. Përveç kësaj, nëse plotësoni pyetësorin fillestar dhe të paktën 80% të pyetjeve ditore, do të merrni një shpërblim në vlerë prej 30€.
Nuk ka asnjë provë që pjesëmarrja juaj paraqet ndonjë rrezik.
Ju jeni të lirë të merrni pjesë në studim sipas vullnetit tuaj, askush nuk do të ju bëjë presion për pjesëmarrje. Edhe nëse vendosni të merrni pjesë, mund të tërhiqeni nga studimi në çdo kohë, pa japur arsye për vendimin tuaj.
Shprehja juaj e interesit tuaj për pjesëmarrje në studim do të trajtohet me konfidencialitetin maksimal, dhe i gjithë stafi i studimit (Prof. Assoc. Dr. Naim Fanaj; Asst. Prof Elona Krasniqi dhe Asst Prof. Sevim Mustafa) janw të detyruar të respektojnë besueshmërine e të dhënave. Do të respektohen të gjitha rregullat ligjore për mbrojtjen e të dhënave sipas ligjeve të Republikes së Kosovës, të të gjithë pjesëmarrësve në studim.
Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në studim, mund të klikoni “Kyqje” më poshtë dhe të shkruani Emrin, Mbiemrin dhe Email-in tuaj. Adresa juaj e E-mailit do të përdoret për t’ju kontaktuar dhe, nëse vazhdoni pjesëmarrjen në studim, për të ju kontaktuar lidhur me marrjen e shpërblimit financiar.